Bajrami e quan krim ekonomik dhe kibernetik vjedhjen e 2 milionëve nga thesari

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në fillim të mbledhjes së komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u deklarua përsëri lidhur me skandalin e transferit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami ritheksoi se të gjitha organet e hetuesisë janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti, që sipas saj është një krim kibernetik.

“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncu rastin në Polici. Ky është krim ekonomik dhe kiberentik pasi që janë thyer edhe paswordat dhe janë krijuar usera pa asnjë nënshkrim”, është shprehur ministrja Bajrami.

Ajo ka njoftuar së në secilin veprim që ka ndodhur ka gjurmë.

“E gjitha ka ndodhë përmes një falsifikimi, por ka gjurmë për gjithçka, se nga cili kompjuter, zyrtar, e në cilën kompani janë transferu e për çdo individ. Ne kemi bërë maksimimi brenda kompetencave të tona, krim te tillë ka mujtë me i ndodhë gjithkujt. Andaj nuk është kërkuar as nënshkrimi apo aprovimi im”, tha Bajrami.

Shkarkohet këshilltarja e Qeverisë, dyshohet se babai i saj u përfshi në skandalin 2 milionësh

]