Foto: KALLXO.com

Viktima raporton në polici sulmin nga disa persona të dyshuar

Një person në Junik është detyruar që të kërkoj tretman mjekësor në Qendrën e Mjeksisë Familjare pasi që i njëjti është sulmuar nga disa persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, rasti ka ndodhur para dy ditëve.

Policia ka njoftuar se persoat e dyshuar për viktimën janë të njohur dhe të njëjtit nga njësiti policor janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë takuar.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.