'Vidovdani': Mbërrijnë disa autobusë në Gazimestan, policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia

Policia e Kosovës është duke kryer kontrolle të detajuar tek qytetarët serbë të cilët po marrin pjesë në festen e ‘Vidovdanit’ në Gazimestan të Obiliqit.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit tek një qytetar ka gjetur dhe larguar një flamur serb me mbishkrimin Rusia.

Ndërsa para pak minutash ka arritur edhe autobusi i parë me targa të Novi Pazarit me pjesëmarrës të tjerë .

Në Gazimestan ka arritur edhe një minibus me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ekipi i KALLXO.com raporton se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kontrolluar edhe veturën që solli ujë për pjesëmarrësit.

Poashtu një qytetarit policia ia ka kontrolluar çantën në detaje.

Qytetarë të komunitetit serb sot pritet të shënojnë festën religjioze ortodokse të Vidovdanit, e njohur ndryshe edhe si Beteja e Kosovës e viti 1389.

Beteja e Kosovës e viti 1389, mbetet ngjarja më e manipuluar në historinë e popujve ballkanik, veçmas në hapësirën shqiptare dhe serbe.

Të dhënat kontradiktore që vijnë nga burimet historike që nga mesjeta, po mundësojnë që kjo betejë të interpretohet në mënyra të ndryshme, edhe në ditët e sotme.

‘Vidovdani’: Policia e Kosovës ia merr bluzën me thirrje nacionaliste një qytetari