Vidhet një lopë në Mleqan të Malishevës

Një lopë është vjedhur në fshatin Mleqan të Malishevës.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme, një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjehdur një lopë.

Njësitet policore kanë arritur që të gjejnë tri krerë bagëti, të cilat u janë kthyer pronarëve, ndërsa është gjetur edh enjë veturë e djegur e cila është konfiskuar si provë materiale.

Vetura e djegur dyshohet të jetë përdorur për transport.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.