Foto: Ilustrim

Ia Vjedhin Tri Lopë në Stallë

Persona  të panjohur ia kanë vjedhur tre krerë lopë në stallë një qytetari të Lladrocit të Malishevës.

Për ngjarjen, e cila nga Policia po trajtohet si “vjedhje e rëndë“, qytetari është ankuar mbrëmë.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se për këtë rast është njoftuar nga banori i Lladrocit rreth orës 23:00.

Sipas Policisë njësia përkatëse është duke e hetuar rastin.