VIDEO - Zbulohet një plantacion i madh në Bardhosh që po ujitej tërësisht me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se inspektorët e saj kanë zbuluar të dielën një plantacion të madh në Bardhosh që po ujitej në mënyrë ilegale tërësisht më ujë të pijshëm.

KRU Prishtina në Facebook ka publikuar edhe video të plantacionit në fjalë.

“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund” – ka shkruar KRU “Prishtina” në Facebook.