Gjakovë: Pushtetarët thyejnë rregullat në publik

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, ku në ‘Çarshinë e Vjetër’ të Gjakovës shihet një veturë zyrtare me tabela ‘07Z’ duke kaluar në anën e kundërt të një rruge njëkahëshe.

Veturat me tabela ‘07Z’ janë vetura zyrtare të institucioneve publike për rajonin e Gjakovës, ndërsa nuk dihet saktësisht cilit institucion i përket.