VIDEO: Vetura zyrtare me tabela 3Z përdoret për të blerë harxh

Një veturë zyrtare 3Z e Kosovës është parë duke u përdorur jo për atë se çka është e destinuar.

Kjo veturë, me targat 3Z 254 UB, bazuar në një video të dërguar në redaksinë e KALLXO.com shihet se është duke u përdorur për të blerë ‘harxh’.

Në bazë të kësaj video, dy persona janë parë pranë veturës, njëra prej të cilëve pas vendosjes së gjësendeve tjera në bagazh, në duar mban edhe një paketim me vezë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për të parë se në pronësi të kujt është kjo veturë dhe pse është lejuar të përdoret në këtë rast, mirëpo të njëjtët kanë dhënë përgjigje duke thënë se nuk po mund t’i dëshifrojnë targat e veturës.