Kamioni i vendosur si barrikadë në Rudarë të Zveçani Foto: KALLXO.com

VIDEO - Vendosen barrikada edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

Pas bllokimit të rrugës në Rudarë të Zveçanit, kamionë që në mes të rrugës të ndaluar janë parë sot edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

Ekipet e KALLXO.com, të cilët po raportojnë nga veriu i vendit, kanë filmuar rrugët ku shihen kamionët të cilët janë vendosur nga banorët lokal të zonës. Afërsisht, kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.

 

Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.

Sot, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.

Ekipet e KALLXO.com janë në vendngjarje dhe po raportojnë nga veriu i vendit për më të rejat.

Këtu mund t’i gjeni raportimet e ditës së sotme mbi zhvillimet në Mitrovicë të Veriut.