Pamje: Si u grabit barnatorja në Sllatinë?

Në orët e para të mëngjesit të 1 marsit, katër persona kanë kryer një vjedhje brenda një barnatore në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e kësaj ngjarje.

KALLXO.com kishte raportuar se brenda barnatores ishin vjedhur barna dhe para të gatshme.

Më shumë rreth kësaj vjedhje ka rrëfyer pronari i kësaj barnatore, Granit Kuqi.

Sipas tij, katër personat  dyshuar kanë hyrë brenda një ore katër herë në barnatore e tij duke marr të gjitha barnat të cilat ndodheshin në barnatore.

“ Vjedhja e parë në bazë të kamerave të sigurisë ka ndodhur saktësisht në orën 04:08. Katër të dyshuarit kanë hyrë katër herë në barnatore. Kanë marr barna, i kanë dërguar diku dhe janë kthyer edhe tri herë të tjera, derisa kanë arritur të marrin të gjitha barnat”, ka thënë Kuqi.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen të dyshuarit të maskuar dhe me thasë të cilët hapin derën e hekurit fillimisht, e më pas thyejnë derën e hyrjes dhe fillojnë të mbushin thasët me barna.

Pronari i barnatores ka treguar për KALLXO.com se si pasojë e kësaj vjedhje ka pësuar dëm material 53 mijë euro në barnatoren e tij.

Ai poashtu ka treguar për KALLXO.com se personat me veturën “Golf 6”, të cilët vjedhin Brenda barnatores së tij, kishin kryer edhe një vjedhje tjetër, rreth orës 02:00, në një lokal në Obiliq.

Kuqi poashtu ka bërë të ditur se në polici ka dorëzuar edhe targat e veturës të cilat i ka nxjerr nga kamerat e sigurisë.

“Targat i kam nxjerrë dhe i kam dërguar në polici. Sipas informative që kam pranuar nga policia, peronat e dyshuara, këto targa i kanë vjedhur nga një automjet për bartjen e kufomave dhe i kanë vendosur në veturën e tyre”, ka thënë Kuqi.

Vidhen barna brenda barnatores në Sllatinë të Fushë Kosovës