Vidhen barna brenda barnatores në Sllatinë të Fushë Kosovës

Disa persona të panjohur kanë kryer mëngjesin e ditës së djeshme një vjedhje brenda një barnatore në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, pronari i barnatores ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e barnatores së tij dhe nga aty kanë vjedhur barëra në vlerë të konsiderueshme si dhe para të gatshme në euro.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, përderisa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.