VIDEO: Pushuesit në Shëngjin kapen dorë për dore dhe shpëtojnë disa të tjerë që rrezikonin të mbyteshin në detin e trazuar

Shumë pushues në plazhin e Shëngjinit janë organizuar sot duke u kapur dorë për dore për të shpëtuar disa të tjerë që rrezikonin të mbyteshin pas krijimit të dallgëve të mëdha.

Një pushues ka publikuar në rrjete sociale pamje të operacionit. Ai ka thënë se organizimi i pushuesve për të krijuar “litarin” ka bërë që të shpëtohen pushuesit e tjerë që gjendeshin në detin e trazuar e me valë të larta.

“Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë me litarë nga gjithë pushuesit arritëm t’i nxjerrim të gjallë familjarët e atyre që veç e kishin humbur betejën në raport me ujin”, ka shkruar Fitim Havolli në Facebook.