VIDEO: Protestohet nga ballkonet kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Qytetarët i janë bashkuar thirrjes për të protestuar nga ballkonet e tyre për të kundërshtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i iniciuar nga LDK-ja dhe i përkrahur nga partitë opozitare.

Protesta nga ballkonet duke bërë zhurmë më mjete metalike ka filluar nga ora 20:00.

Qytetarë të shumtë në të njëjtën mënyrë kanë protestuar edhe ditëve të kaluara për të kundërshtuar situatën politike në gjendje pandemie.

KALLXO.com ka siguruar video në të cilat dëgjohen qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë duke protestuar.

Gjithashtu edhe një qytetar ka dërguar video nga rruga “ Dardania” në Fushë Kosovë.