VIDEO – Policia ndjek dhe arreston një person në Tiranë që prodhonte dhe mbante armë pa leje

Policia e Shtetit Shqiptar ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Tiranë.

Policia e Shqipërisë, kishte ndjekur një veturë që po lëvizte një shtetas i armatosur, të cilin e kanë arrestuar duke finalizuar operacionin “Mbikalimi”.

Pasi i janë vënë mbrapa, te mbikalimi i Rinasit, shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Gatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit, polica ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan nga polica në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.