VIDEO - Momenti kur portieri i Ballkanit goditet me shkelm në kokë nga tifozi gjilanas

Portieri i klubit Ballkani është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit pas lëndimeve që ka marrë pasi është goditur në kokë nga dy tifozë të klubit Gjilani.

Stivi Frashëri është sulmuar teksa po zhvillohej ndeshja Gjilani-Ballkani, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Tifozët gjilanas kanë hyrë në fushë pasi ekipi i tyre ka barazuar rezultatin. Ky është momenti kur sulmohet portieri  i Ballkanit.

Pas incidentit ndeshja është ndërprerë.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se pacienti ka disa shtypje në kokë dhe në disa pjesë të trupit.

Ndërsa, klubi Ballkani ka publikuar pamjet nga momenti i sulmit ndaj portierit Stivi Frashëri, i cili shihet duke u rrëzuar në tokë nga një tifoz, e nga një tjetër duke u qëlluar me shkelm në kokë.

Këto janë pamjet: