VIDEO - Mënyra e çuditshme se si KEDS-i e bartë shtyllën elektrike

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet një veturë e KEDS-it duke tërhequr një shtyllë elektrike.

Ajo që bie në sy, është mënyra e ‘veçantë’ e tërheqjes së shtyllës elektrike, duke varur për makine dhe duke e tërhequr zvarrë nëpër asfalt, gjatë gjithë rrugës.

Në lidhje me këtë KALLXO.com ka kontaktuar zëdhnësin e KEDS, Viktor Buzhala, i cili tha se është duke u trajtuar rasti.

“Jemi duke e trajtu rastin, por ende nuk e dijmë se kur ka ndodh dhe në cilën komunë. Sigurisht, arsyeja pse ka ndodhë mundet me qenë për shkak të nxitimit për me e kthy energjinë elektrike. Më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, tha Buzhala përmes telefonit.