VIDEO - Komuna pret drurët në një shkollë në Vushtrri, thotë se po rrezikohen nxënësit

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që të presë drurët që gjenden në oborrin e shkollës ‘Lumni Surdulli’ në fshatin Samadrexhë.

Siç thuhet në njoftim, kjo po bëhet për arsye se drurët po rrezikojnë nxënësit e shkollës dhe objektin e ri të palestrës.

Komuna ka falënderuar zjarrfikësit dhe punëtorët teknikë që ka angazhuar Drejtoria e Arsimit.

“Pas vlerësimit të rrezikut që paraqitej nga drurët e lartë që gjendeshin në oborrin e shkollës “Lumni Surdulli”, në fshatin Samadrexhë, kryetari Ferit Idrizi autorizoi personat kompetentë për t’i prerë drurët të cilët po rrezikonin nxënësit e kësaj shkolle dhe objektin e ri të palestrës sportive, në Samadrexhë. Falënderojmë ekipin e zjarrfikësve dhe punëtorëve teknikë të angazhuar nga Drejtoria Komuale për Arsim për këtë punë të suksesshme në shmangien e dëmeve dhe të rrezikut”, thuhet në njoftim.