(VIDEO) Dy aeroplanë ushtarak të Serbisë fluturojnë afër Jarinjës

Dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë flutuar në afërsi të kufirit me Kosovën, në Jarinjë.

Aeroplanët ushtarak sipas informacioneve të KALLXO.com, janë parë për të dytën herë sot gjatë ditës.

Në pamjet që ka arritur të siguroj KALLXO.com, shihen qartë avionët ushtarak të cilët në afërsi të Jarinjës qëndrojnë për disa minuta në qiell.

Edhe sot njëjtë sikurse ditën e djeshme kur ishin parë tre helikopterë, pas kësaj performance menjëherë janë ngritur në këmbë protestuesit dhe kanë brohoritur ndonëse nuk dëgjoheshin shumë për shkak të zhurmës së krijuar nga aeroplanët ushtarak.

Për dallim nga dje kur forcat e Serbisë manovruan me helikopterë sot ata dolën me aeroplanë.

Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa të Serbisë brenda territorit të Kosovës, në veri të Kosovës banorët serb vendosën t’i bllokojnë rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Krejt çka ndodhi brenda pesë ditëve në veriun e Kosovës