
VIDEO: Bujqit ukrainas mbjellin arat nën kërcënimin e armëve
Bujqit ukrainas po detyrohen të punojnë nën kërcënimin e armëve, ndërsa disave prej tyre u janë konfiskuar arat, sipas raportimeve nga brenda territoreve ukrainase, të okupuara nga forcat ruse.
Ndërkohë, bujqit në zonat e kontrolluara nga ukrainasit po bartin jelekë kundërplumb dhe helmeta, për t’u mbrojtur teksa punojnë.
Banorët e rajonit të Zaporizhjes flenë në bodrume, por punët t e fushës nuk i ndalin.
Një bujk thotë se as kafshët nuk po frikësohen nga të shtënat e nga granatat sepse janë mësuar me to.
Disa bujq kur shkojnë për të punuar tokën veshin jelek kundërplumb e helmeta.
Ata thonë se gjatë punës në fushë kanë hasur në shumë raketa.
Një prej tyre thotë se po vijnë njerëzit e Kadirovit (udhëheqësit prorus të Çeçenisë), dhe po e marrin drithin e pajisjet bujqësore e po i çojnë në gadishullin e Krimesë, i cili para disa vitesh është aneksuar nga Rusia.
Një zyrtar lokal thotë se kjo është dëshmi që “pushtuesit (rusët) nuk e kanë ndërmend të qëndrojnë gjatë këtu”. /REL