Foto: CNN

VIDEO-Biden ulet për të ngrënë me trupat amerikane në Poloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbërriti sot në Poloni, pas një takimi në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Biden është parë të ulet për të ngrënë me trupat amerikane që ndodhen në Rezeszow, Poloni.

Trupat amerikane ndodhen në këtë qytet, si përpjekje e NATO-s për të forcuar krahun lindor.

Presidenti Biden do të shoh nga afër gjithashtu edhe përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar disa nga miliona refugjatë ukrainas që ikin nga lufta në vendin e tyre.

Të enjten në mbrëmje vonë, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi, tha se sipas autoriteteve ukrainase forcat ushtarake ruse po bombardonin pikat e kontrollit në Slavutiç, një qytet ku jetojnë kryesisht ata persona që punojnë në centralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet aty pranë. Zoti Grossi shtoi se situata po rrezikon jetën e tyre dhe po e bën të pamundur rotacionin e mëtejshëm të personelit në impiant./VOA