VIDEO - Autoambulanca ngec për shkak se rruga u bllokua nga një veturë

Vetura e autoambulancës është bllokuar për disa momente në sheshin “Nënë Tereza në Prishtinë” për shkak se një veturë ishte e parkuar në mes të rrugës.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com, rruga është bllokuar nga një veturë dhe autoambulanca e ka pasur të pamundur që të lëvizte.

Por pas disa minutave pritje, vetura është larguar dhe është liruar rruga për të kaluar autoambulanca.

Kjo nuk është hera e parë që vetura e autoambulancës pengohet në po këtë rrugë.