(VIDEO) Aksident i rëndë trafiku në Shtime

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Komunës së Shtimes para disa minutave.

Një qytetar ka dërguar fotografi dhe video në redaksinë e KALLXO.com ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas qytetarit, në këtë aksident është përfshirë edhe një këmbësore e cila është goditur nga njëra veturë.

Në vendin e ngjarjes shihet se janë policia dhe ekipi mjekësor.

KALLXO.com po pret përgjigje zyrtare nga policia në lidhje me këtë rast.