Ilustrim

Vetura godet një këmbësor në Skenderaj

Një këmbësor është aksidentuar nga një veturë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30, në rrugën ” Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Tutje, Zahiti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.