Ilustrim - Policia në aksion

Vetura e vjedhur e djalit të kandidatit për kryetar të Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se vetura e Guri Berishës, djalit të kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës Burim Berisha, ishte vjedhur para dyerve të shtëpisë.

Vetë Berisha ka thënë për KALLXO.com se rastin e kanë njoftuar te organet e rendit.

Gjatë ditës së sotme Policia ka njoftuar se kanë arritur që të identifikojnë dhe të gjejnë veturën e tipit BMW në një fshat të Mitrovicës.

Madje për vjedhje është arrestuar edhe një person.

“Hetuesit policor, mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e pasdites së djeshme, në fshatin Kçiq, kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’ rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka thënë se rasti u është proceduar hetuesve të autokrimeve të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë.

Djalit të kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës i vidhet vetura para shtëpisë