I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça

Vetëm në 2021, Dardan Krivaqa u dënua 3 herë me vendim të formës së prerë

Vetëm këtë vit, Dardan Krivaqa u dënua 3 herë me vendim të formës së prerë

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, sipas evidencave të Gjykatës Themelore të Ferizajt ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë plotë 9 herë.

Veprat për të cilat ai është dënuar janë kryesisht vjedhje e rëndë dhe lëndime trupore.

Vetëm gjatë këtij viti, ndaj Dardan Krivaqës janë shqiptuar 3 dënime të formës së prerë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 05.02.2021, është gjykuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021.

Tutje sipas Gjykatës se Ferizajt, më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marr formën e prerë më 15.01.2021.

Kurse më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj, i cili vendim ka marr formën e prerë 18.05.2021.

Dardan Krivaqa dhe Arber Sejdiu të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares gjendën nën masën e paraburgimit.

Dardan Krivaqa, sipas dosjes së Prokurorisë, dyshohet se në mënyrë mizore, e ka vrarë tashmë të ndjerën M.O.