Vetaksident në autostradë, kamioneta përfundon jashtë rrugës - FOTO

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi” përkatësisht në segmentin Lipjan-Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar një fotografi nga ky aksident në të cilën shihet se kamioneta ka përfunduar jashtë rrugës.

Përderisa rastin për KALLXO.com e konfirmoi Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, një person ka pësuar lëndime trupore.

“Njësitet relevante dhe ato për menaxhim te autostradës janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Zyrtari policor ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të jenë “vigjilent dhe shpejtësinë e automjetit ta përshtatin me kushtet e rrugës”.

Kjo është fotografia që ka arritur në redaksinë e KALLXO.com nga ky aksident: