Foto: Ilustrim

Veseli për shkuarjen e Thaçit në Hagë: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në ditën kur presidenti Hashim Thaçi do të niset për intervistim në Hagë, ka thënë se në këtë betejë do të jenë sërish bashkë.

“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim…

Publiée par Kadri Veseli sur Lundi 13 juillet 2020

“Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, thuhet në publikimin e tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet sot të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ndaj Thaçi dhe Veselit është ngritur aktakuzë për krime kundër njerëzimit nga Prokuori i Specializuar.

Ndërkaq të dy i kanë mohuar akuzat.