Foto: REL/Reuters

Vendkalimi kufitar me Malin e Zi pa ekipe mjekësore nga Komuna e Pejës

Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi nuk ka ndonjë ekip mjekësor komunal në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë me Coronavirus.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Myrvete Salihi ka thënë për KALLXO.com se nuk kanë dërguar ekipe sepse nuk ju ka kërkuar askush

“Jo ne nuk kemi dërguar ekipe shtesë, nuk është në kompetencën tonë, nëse ka dërguar instituti ekipe janë të lirë të na thërrasin nëse ka ndonjë rast të dyshimtë, ne me mundësitë tona mund të përcjellim në Klinikën Infektive në QKUK”, ka thënë Salihi.

Ndryshe nga Peja, Gjilani dhe Prizreni tashmë kanë dërguar ekipe shëndetësore në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Vërmicë.

KALLXO.com ka raportuar se ekipet e dërguara nga komunat nuk kanë mjete mbrojtëse shtesë për t’u kujdesur në rast të ndonjë rasti të dyshimtë.