Ilustrim

Ekipet mjekësore te Dheu i Bardhë pa pajisje mbrojtëse nga Coronavirusi

Ekipet mjekësore në pikën kufitare te Dheu i Bardhë nuk kanë pajisje shtesë mbrojtëse në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë me Coronavirus.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, Fejzullah Berisha në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë se ekipet mjekësore nga komuna e Gjilanit tashmë janë në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.

Berisha ka treguar se këto ekipe janë duke punuar me mjete të zakonshme pune, me të cilat punojnë në punën e tyre të përditshme.

“Ne kemi dërguar ekipe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, janë tri ekipe të cilat po kujdestarojnë 24 orë. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë pajisje shtesë, as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga Instituti i Shëndetësisë Publike, ekipet janë vetëm me pajisjet të zakonshme që ne i kemi në QKMF, dmth kur kujdesi për rastet normale, me maska trishtresore, dorëza, dizenfektues dhe kemi termometër normal, jo infared sepse askush nuk ka sjellë pajisje shtesë, jemi në pritje se ndoshta Ministria dhe Instituti, deri më tash nuk kemi pasur asnjë rast dhe jemi duke i evidentuar rastet që po vijnë nga Italia”, tha Berisha.

Në Kosovë, deri më sot nuk ka pasur asnjë të prekur nga ky virus ndonjëse ka pasur disa raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

 

Mbi 80,000 raste të prekura nga coronavirus në nivel global

.

 

 

 

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!