Veliu për ish-presidentin Rugova: Shkoi në pavdekësi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ishte arkitekt i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Veliu, së bashku me një delegacion të LDK-së kanë bërë homazhe të varri i ish-presidentit Rugova.

“Në katërmbëdhjetë vjetorin e shkarjes në pavdekësi, sot e kujtojmë presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili e shënoj shekullin shqiptarëve, e kujtojmë aktivitetin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovë, me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën”, ka thënë shkurt Veliu para gazetarëve.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit për arritjen e koalicionit në mes partisë që udhëheq Isa Mustafa dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të deklarohet, përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi”, ka thënë Veliu para gazetarëve.

Sot prej orës 14:00, LDK do të mbledhë kryesinë për të diskutuar mbi zhvillimet politike, pas dekretimit të Albin Kurtit nga presidenti Thaçi si mandatar për qeverinë e re.

“Nuk mund të predikoj çka do të vendos kryesia, është çështje e kryesisë, mirëpo oferta jonë është ajo që është dhënë, është ofertë parimore edhe kryesia e LDK-së do të qëndroi aty ku është”, ka thënë kryetari i Podujevës nga LDK.

Ndryshe, dy partitë edhe pas më shumë se 100 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, nuk kanë arritur një ujdi për bashkëqeverisje.

LDK ka kërkuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës deri në marrjen e postit të presidentit ndërsa LVV i ka ofruar 6 ministri dhe postin e presidentit.

LIVEHomazhet në përvjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 21 janvier 2020