Vdes Sylë Tahirsylaj, udhëhoqi për shumë vite Institutin e Hidrometeorologjisë

Sot më 16.06.2024, ka vdekur profesori i Meteorologjisë Sylë Tahirsylaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë vajza e tashmë të ndjerit, Donika Tahirsylaj Alidemi, përmes një njoftimi në Facaebook.

“Miq, familjarë të dashur ju njoftojmë që babai ynë, Prof. Dr.sci. Syle (Ramë)Tahirsylaj papritmas ndërroi jete para pak qastesh”, – ka shkruar ajo në Facebook.

Tahirsylaj ishte pjesë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për vite me radhë, i cili informonte në baza ditore për parashikimin e motit, për çka edhe ishte i njohur.