Shyqri Nimani. Foto: Atdhe Mulla

Vdes Shyqri Nimani, kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Ka vdekur profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, Shyqri Nimani.

Nimani është kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Nimani u lind në vitin 1941 në Shkodër.

Po ashtu, Nimani është autor i logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit dhe simbolit të Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Do t’i jemi falënderues dhe përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij në themelimin e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, kontributin në themelimin e institucioneve tona të artit, udhëheqjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe për monografitë reprezentative dhe të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare”- ka thanë Çeku.

Nimani i takon gjeneratës së artë të krijuesve pamorë të Kosovës. Nimani është marrë me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative.

Është autori i disa monografive, ndër to edhe monografisë për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar.