Yll Rugova boton librin për historinë e tipografisë shqiptare

Historia 357-vjeçare e tipografisë shqiptare është përmbledhur në librin e botuar të Yll Rugovës “Tipologjia shqiptare 1555-1912″.

Ky libër i cilësuar si ndër të rrallët e llojit të vet, është promovuar të dielën në qendrën për kulturë alternative, “Defy Them” në Prishtinë.

Libri trajton historinë e botimeve shqiptare që nga “Meshari” i Gjon Buzukut e deri të shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, duke studiuar tipografinë e këtyre botimeve në gjuhën shqipe, çështjet që lidhen me shtypshkronjat që janë botuar librat dhe punën e shtypshkruesve shqiptar, gjatë më se 3 shekuj e gjysmë.

Në libër diskutohet, përveç tjerash, për germat rotunda të Nichola Jensonit që përdoren te Meshari, për tipshkronjat e Alois Auerit të alfabeteve origjinale shqipe të Todhrit e të Veqilharxhit në mesin e shekullit të 19të, për gdhendjen në çelik të alfabetit të Stambollit nga vetë Sami Frashëri, e për shtypshkronjën prodhimtare të Kristo Luarasit. Kërkimi trajton të gjitha shtypshkronjat a shtypshkronjësit që kanë vepruar në viset shqiptare, e të gjithë librat në gjuhën shqipe nga kjo periudhë.

Për historianin, Jahja Drançolli vepra e Rugovës jep të dhëna interesante historike për botimin e librit shqip që nga“Meshari”, duke studiuar me hollësi, tipshkronjat, tipografët, elemnete të dizajnit të ature botimeve .

“Nëpërmjet metrologjisë më të re të kërkimit shkencor interpretimeve origjinale të autorit, të shoqëruara me ilustrime të sistemuara që nuk i kemi parë në studime të këtij lloji tek, ne, kjo vepër mund t’u shërbej jo vetëm studiuesve të albanologjisë, historisë, kulturës dhe arteve, por edhe një rrethi shumë të gjerë të lexuesve”-tha ia për librin.

Ndërkaq, Shyqri Nimani, profesori i dizajnit grafik, tha se veprat sikurse “Tipografia shqiptare 155-1912”  janë të rralla, por mjaft të vlefshme.

“Me këtë studim, Yll tregon se çdo gjë e ka bërë me devotshmëri të jashtëzakonshme, me pasion, pasi kjo është një temë shumë rrallë dhe pak njerëzi dinë për tipografinë. Librin ai e ka bërë me të gjitha parametrat e domosdoshëm shkencor” -tha Nimani.

Kurse autori i libri,  “Tipologjia shqiptare 1555-1912″, Yll Rugova ka thënë se duke studiuesi topografinë shqiptare, zbulohen edhe shumë të dhëna me rëndësi për shkencat albanologjike.

“Duke ndjekur burimin e germave të përdorura për të shtypur Mesharin, kemi kuptuar që atë model shkronjash, të njohura edhe si rotunda veneciane, e kishte dizajnuar fillimisht francezi Nicholas Jenson në Venedik. Rreth pesëdhjetë vjet më pas, germa të tilla kishin përfunduar në punishten që ka shtypur librin e parë të njohur në gjuhën shqipe nga Gjon Buzuku, vepër gjithashtu e shtypur në Venedik. Njohim disa emra që mund të jenë të lidhur me këtë punishte, si vëllezërit Scotto, vëllezërit Volpini, Bernardino Bindoni e ndonjë tjetër,” ka sqaruar Rugova.

Ky libër sipas do të promovohen edhe në Tiranë, më 6 tetor 92022) tek “Berk”, që njëherësh është edhe botues digjital i librit.

Pamje nga promovimi i librit, ‘Tipografia shqiptare 1555–1912 ‘. Foto: KALLXO.com.