Vdes një punëtor i KEK-ut, dyshohet se ishte i infektuar me COVID-19

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka vdekur sot.

Për të ndjerin po dyshohet se ka qenë i prekur nga sëmundja COVID-19.

Sipas njoftimit të shpërndarë në Facebook nga Sindikata e Re e KEK-ut, punëtori 63-vjeçar N.G. ka qenë i prekur nga COVID-19.

Sipas kësaj sindikate, N.G. është varrosur sot në prani vetëm të rrethit të ngushtë familjar.

Familjen, kolegët dhe kompaninë i ka ngushëlluar edhe Bordi i Përkohshëm dhe Menaxhmenti i KEK-ut.