Ilustrim
Vdes një person pasi u vetaksidentua në Han të Elezit
29.11.2019 - 11:46
Një burrë ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti.
Aksidenti ka ndodhur dje në orën 23:40 në fshatin Seqisht të Hani Elezit.
“Vozitësi me automjetin e tij nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident. Si pasojë e aksidentit, vozitësi nga lëndimet e marra ka vdekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.