Vdes një person nga COVID-19, shkon në 59 numri i viktimave në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë ka arrit në 59.

Siç ka njoftuar drejtori i Institutit “Epik” Demush Shasha, vëllai i tij ka vdekur sot në moshën 38 vjeçare.

Shasha ka thënë se varrimi do të jetë privat për shkak të rrethanave.

“Vëllai im, Flamur Shasha, 38 vjeç, nderoj jetë. Për shkak rrethanave lus për mirëkuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, thuhet në njoftimin e tij.

Sot gjatë ditës, vetë Shasha tregoi rrëfimin nga Klinika Infektive dhe situatën me të cilën ballafaqohej i vëllai por edhe kujdesi që i ofroj atij nga stafi mjekësor.

Rrëfimi i personit që iu infektua i vëllai me COVID-19

www.kallxo.com