Vdes një person në Kamenicë, ra nga një urë për këmbësorë

Një person ka vdekur në fshatin Koretin të Kamenicës dje pasi duke kaluar një urë për këmbësorë ka rënë nga ajo në lumë.

Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar nga mjeku.

Ndërsa trupi i të njëjtit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.