Vdes një grua në aksident në rrugën Ferizaj - Gjilan

Një grua ka humbur jetën sot në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 15:45 në magjistralen Gjilan- Ferizaj, pranë fshatit Novosellë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se vozitësja femër shqiptare shtetase e Kosovës dyshohet ta ketë humb kontrollin duke u përplasur jashtë rruge. Si pasojë e përplasjes vozitësja (1981) besohet se ka humbur jetën në vend të ngjarjes. Policia e Kosovës , zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante kanë dalë poashtu në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka treguar se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e gruas, e po ashtu ka bërë të ditur se trafiku rajonal është duke i hetuar rrethanat e aksidentit.