Vdes nga COVID-19 një ministër në Bosnje

 

Më datë 22 korrik, Ministri Federal për çështje të veteranëve në Bosnje dhe Hercegovinë Salko Bukvareviq, kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

I njëjti mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, në Klinikën për sëmundje e mushkërive në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë, raporton Balkan AjJazeera.

Menjëherë pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 ministri Bukvareviq ishte shtruar në Klinikën për sëmundje infektive, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Ditën e Hëne ishte përkeqësuar gjendja e tij, dhe që nga ajo ditë i njëjti ishte në trajtim me respiratorë, pasi djegies së mushkërive të pësuar.

Bosnja dhe Hercegovina deri më sot ka konfirmuar në total 11,127 raste me COVID-19, ndërsa janë shënuar 316 vdekje, ndërsa janë 5,370 raste aktive me COVID-19.