Vdes këmbësori që u aksidentua të mërkurën në mbrëmje në Fushë Kosovë

Një burrë në Fushë Kosovë ka vdekur pasi është goditur nga një makinë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të mërkurën e 27 korrikut, ku raportohet se një burrë i cili ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin tashmë të ndjerë.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK ku me datën 28 korrik rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.