Vdes aktorja e filmave 'Game of Thrones' dhe 'The Avengers', Diana Rigg

Aktorja Dame Diana Rigg, e famshme për rolet përfshirë Emma Peel në seritë televizive “The Avengers” dhe Olenna Tyrell në “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 82 vjeç.

“Ajo vdiq në paqe herët këtë mëngjes. Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, tha agjenti i saj për BBC.

Dame Diana është e njohur gjithashtu pa Aër të luajtur “Tracy”, e vetmja grua që u bë Znj. James Bond, në filmin e vitit 1969 mbi Shërbimin Sekret të Madhërisë së saj.

Ajo gjithashtu u shfaq në Victoria të ITV.

Ajo luajti dukeshën e Buccleuch në dramën mbretërore dhe aktualisht mund të shihet duke luajtur Znj. Pumphrey në adaptimin e ri të “All Creatures Great and Small” në Channel 5.