Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Gjakovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin Rajonal të Gjakovës, në repartin e psikiatrisë.

Policia këtë rast është duke e hetuar si vdekje e dyshimtë. Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon  të hetohet.