Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Rahovec, trupi i pajetë gjendet në arë

Një trup i pajetë është gjetur dje në fshatin Potoqan të komunës së Rahovecit.

Viktima Q.S i lindur me 1972 është gjetur në arën e tij.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, tregoi se për këtë rast nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Dje me datë13.05.2020 rreth ores 13:30, ne afersi te fshatit Potoqan- Rahovec, një dëshmitar ka vërejtur të shtrirë në tokë një person, që në afërsi kishte mjetin motorik të punës. I njëjti ka paraqitur rastin në polici. Rastit i është përgjigjur patrulla policore dhe hetuesit”, tha Xhurkaj për KALLXO com

Xhurkaj tregoi se për rastin ishte njoftuar edhe shërbimet emergjente dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Ai tha se me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për kryerjen e ceremonisë mortore.