kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Hogosht të Kamenicës, dje rreth orës 11:05.

Policia e Kosovës rastin po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.