Raportohen katër raste të dhunës në familje, tre të arrestuar

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të datë 23.05.2024.

Dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Kamenicë dhe prej tyre janë arrestuar tre të dyshuar, një në Lipjan dhe një në Pejë. 

Në rastin e parë në Kamenicë, një burrë ka raportuar se një i dyshuar që vuan nga një sëmundje mendore dhe që dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë në familje. 

Rasti ka ndodhur më 22.05.2024, në ora 16:25 dhe është inicuar si ‘Dhunë në familje dhe sulm’.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje që ka ndodhur në Kamenicë është raportuar nga një grua. Sipas raportimit të saj, dy burra pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht atë dhe një burrë tjetër.

Rasti ka ndodhur më 22.05.2024, në ora 16:30.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të janë dërguar në mbajtje.

Një grua në Lipjan ka raportuar më 22.05.2024 se një burrë në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur nga muaji janar deri në muajin mars të vitit 2024. 

I dyshuari në këtë rast, Policia njofton se gjendet në arrati.

Ndërsa, në Pejë një grua ka raportuar se një burrë e ka telefonuar dhe e ka kanosur me fjalë të ndryshme.

Rasti ka ndodhur më 22.05.2024, në ora 18:00 dhe është duke u hetuar.