Foto: Ilustrim

Vdekja e 19-vjeçarit, arrestohet pronari i biznesit ku po punonte viktima

Një 19 vjeçar në Prizren ka vdekur dje rreth orës 14:40 në rrugën “Ekrem Rexha”.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë punimeve në një objekt banesor.

Në raportin e sotëm të Policisë thuhet se në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”- ka njoftuar policia.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së djeshme për këtë rast.

Vdes një 19-vjeçar në Prizren, dyshohet se ra nga skelet