Foto :Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Varfëria brenda komuniteteve pakicë në Kosovë i detyron fëmijët të braktisin shkollën

Shkollimi i fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, por me kalimin e viteve nxënësit nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë pjesë e diskutimeve për braktisjen e shkollës.

Dy fëmijë nga këto komunitete kanë rrëfyer se si janë detyruar të braktisin shkollën e mesme për të ndihmuar familjet e tyre për shkak të situatës së vështirë ekonomike.

Historia e Omerit 

Omeri *, 18 vjeç, nga komuniteti rom në Prizren u detyrua të braktisë shkollën tre vjet më parë pasi prindërit e tij u sëmurën dhe nuk ishin në gjendje të punonin.

Nën presionin për të mbështetur familjen e tij, Omer vendosi të mos ndiqte shkollën e mesme dhe në moshën 15-vjeçare filloi të mblidhte kanaçe bosh të pijeve freskuese dhe t’i shiste ato në depo riciklimi për të siguruar ilaçe për babain dhe nënën e tij.

Duke folur për BIRN, Omer tha: “Unë nuk jam kundër të shkoj në shkollë, por nëse do të vazhdoja shkollimin deri në kolegj, do të më duheshin edhe më shumë para për ta bërë këtë, dhe kështu duhet të punoj për aq kohë sa kanë nevojë prindërit e mi të dërgoj ushqim dhe ilaçe në shtëpi”.

Nxënësi. Foto:Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Nëna e Omerit ka dy fëmijë të tjerë që ndjekin shkollën fillore. Ajo tha për BIRN se ndihej fajtore që nuk mund ta ndihmonte Omerin për shkollimin e tij. Ajo tha se pret që ai të kthehet në shtëpi me ilaçet dhe se ndihma e tij po ia përmirësonte jetën.

“Fillimisht unë dhe bashkëshorti im nuk e dinim që Omeri e kishte lënë shkollën, sepse ne të dy ishim në shtëpi në pamundësi që të ngriheshim dhe nuk mund të shkonim në shkollë në mbledhjet e prindërve dhe ngjarjet e tjera”, tha nëna e tij.

Numri i braktisjeve të shkollës në Kosovë 

Gjatë vitit shkollor 2020/2021 në Kosovë, arsimin fillor e kanë braktisur gjithsej 109 nxënës, prej të cilëve 63 djem dhe 43 vajza. Ndërkohë, shkollën e mesme e kanë braktisur 883 nxënës, prej tyre 688 djem dhe 195 vajza.

Nga gjithsej 992 fëmijë që e kanë braktisur shkollën, 67 ishin nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Ndërsa më pak se një për qind e nxënësve në Kosovë e lanë shkollën, shkalla e braktisjes së shkollës dukej të ishte më e lartë në mesin e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë, duke sugjeruar se ata ishin prekur në mënyrë disproporcionale.

Iliriana Pylla, një zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit tha për BIRN se shkalla e braktisjes së shkollës është ulur vitet e fundit.

“Aktualisht kemi 0.05 për qind braktisje të arsimit të detyrueshëm. Krahasuar me vitet e kaluara kemi një rënie të vogël nga 0.07 për qind vitin e kaluar dhe 0.09 për qind dy vjet më parë”, tha Pylla. “Në çdo rast, të dhënat janë shqetësuese”.

Sipas një raporti në vitin 2020 nga UNICEF në Kosovë, 96 për qind e fëmijëve të shkollës fillore dhe 84 për qind e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë vijuar shkollën fillore në vitin 2020. Megjithatë, vetëm 24 për qind e fëmijëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë përfunduar shkollën e mesme në Kosovë.

Raporti shtoi se vijueshmëria e shkollës u zvogëlua me rritjen e fëmijëve, ndërsa më shumë fëmijë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian humbën shkollimin gjatë kalimit në arsimin e mesëm

Historia e Lejlës

 Lejla * e cila është 19 vjeç  nga komuniteti ashkali në lagjen Dubrava të Ferizajt nuk ka mundur të përfundojë shkollimin e mesëm për shkak të rrethanave ekonomike familjare të shkaktuara nga vdekja e babait.

Shkolla fillore të cilën e ka vijuar për nëntë vjet është afër shtëpisë ku ajo jeton dhe afërsia e shkollës me në shtëpin e e saj nënkuptonte se familja e nuk duhej të paguante shpenzimet e udhëtimit.

Në  Kosovë i gjithë shkollimi deri dhe duke përfshirë universitetin është falas, por në shkollë të mesme familjet pritet të paguajnë për librat dhe shpenzimet e udhëtimit. Pasi që shkollat ​​e mesme në Kosovë janë të vendosura në qendra të qyteteteve, shumë familje që jetojnë në zonat rurale duhet të udhëtojnë për mësime, një kosto që familjet si Lejla nuk mund ta përballojnë.

Lejla tha për BIRN se të sigurohej që nëna e saj të mos jetonte në varfëri ishte më e rëndësishme sesa të shkonte në shkollë dhe kështu ajo filloi të shiste farat e bimëve për të mbajtur familjen e saj.

“Përkujdesja për familjen është prioriteti im, dhe megjithëse e doja shkollën, mjaftoi të mbaroja arsimin fillor. Të lexoja dhe të shkruaja më dha atë që kisha nevojë për t’u kujdesur për nënën time,” tha Lejla.

Kushtet ekonomike dhe paragjykimet – Arsyet e braktisjes së shkollës

Përveçse duhet të përballojnë barrën ekonomike të familjeve të tyre, Lejla dhe Omeri janë diskriminuar edhe nga shokët e klasës dhe në raste të rralla nga mësuesit e tyre. Ata kurrë nuk i raportuan këto incidente nga frika se mos ngacmoheshin verbalisht ose fizikisht.

“Një shok klase më tha: ‘A e sheh që je ndryshe nga ne?’ E dija që ai po fliste për ngjyrën e lëkurës sime. Kjo më bëri të ndihem shumë keq dhe vendosa që nuk doja të isha në një vend me njerëz të tillë”, tha Lejla.

Omer tha se një mik i tij e kishte refuzuartë ulej në të njëjtën bank me të për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe veshjeve të tij.

“Familja ime nuk kishte para të mjaftueshme për të më blerë të njëjtat rroba si të tjerët, kjo ishte arsyeja pse një djalë nuk do të ulej me mua dhe fakti që ‘Unë jam rom, sigurisht’”, ka thënë Omer.

Sipas nenit 3 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar thuhet se, “Askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për arsimim.”

Bekim Syla nga Rom, Ashkali Documentation Center, tha për BIRN se “arsyet kryesore për braktisjen e shkollës janë ato ekonomike, pastaj ato të racizmit apo bullizmit në varësisht loakcionit ku ata jetojnë dhe vijojnë shkollën”.

Selamir Qerimi, njohës i kultuarve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, tha. “Faktorët e jashtëm si diskriminimi, përjashtimi social apo bullizmi që shpeshherë këto komunitete fytyrë” mund të çojë në braktisjen e shkollës nga një fëmijë.

“Një dritare e mundësive” për të vazhduar shkollimin

Pakize Bujani, 21 vjeçare, është nga komuniteti ashkali në Ferizaj dhe është duke ndjekur studimet Bachelor për gjuhën angleze dhe gjermane. Bujani u zgjodh asambliste në Komunën e Ferizajt në zgjedhjet e fundit komunale dhe lobuese për ngritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët nga komuniteti ashkali, egjiptian dhe rom.

Motra e madhe e Bujanit nuk kishte ndjekur shkollën për shkak se të gjendjes ekonomike të familjes së saj, por ajo kishte këmbëngulur që motra e saj më e vogël të ndiqte ëndrrat e saj dhe të kishte suksesin e saj.

“Kam punuar me kohë të pjesshme, por kam mundur të vazhdoj shkollimin sepse motra dhe babai im kanë punuar. Unë jam këtu për shkak të tyre”, tha Bujani.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bujani ka studiuar për mjekësi në shkollë të mesme dhe pas përfundimit të studimeve ka punuar për një vit për të kursyer paratë për të paguar universitetin.

Bujani tani është duke punuar si tutore për OJQ-në Voice of Roma, Ashkali and Egyptian.

Bujani për suksesin e saj vlerësone dhe bursat që ka marrë nga Ministria e Arsimit e Kosovës, bursa të cilat ofrohen për komunitetet pakicë në Kosovë.

Që nga viti 2014, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpërndarë bursa për 500 studentë çdo vit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Shpërndarja e bursave për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian ka ndikuar edhe në vijimin e rregullt të nxënësve në arsimin e mesëm të lartë”, tha Pylla.

Qerimi, njohës i kulturave, tha se mekanizmat e shoqërisë civile kanë pasur ndikim pozitiv në ndjekjen e shkollës për fëmijët nga këto komunitete.

Mundemi me thanë që është shënuar progres i kënaqshëm, porse, natyrisht duhet ende punë në këtë pikë”, tha Qerimi. “Është munduar që përmes stimulimit të bursavë për studentët e nivelit parauniversitar të ndikohet në mosbraktisje e shkollimit të këtyre studentëve. Kjo formë ka dalur të jetë e mirë por jo edhe e mjaftueshme, pasi që ende ka raste të braktisjes”.

 

*Emrat e vajzës dhe djalit në histori janë modifikuar për të mbrojtur identitetin e tyre.