Valdete Daka: Veturat e MPB-së KQZ i ka marrë në shfrytëzim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se veturat e MPB-së që Vetëvendosje ka pretenduar se po keqpërdoren nga LDK, janë marrë në shfrytëzim nga KQZ-ja.

“Kemi kërku vetura nga Qeveria, nga Ministria e Administratës Publike dhe ata na kanë leju shfrytëzimin e 16 veturave, të cilat janë me llogo të KQZ-së dhe shfrytëzohen nga stafi i autorizuar i KQZ-së”, ka thënë Daka në një prononcim për RTV Dukagjini.

Sipas saj, veturat janë dorëzu nga MPB-ja dje dhe sot janë duke u shfrytëzu nga stafi i autorizuar i KQZ-së.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MPB-së, Lulzim Ejup, përmes një njoftimi për media.

 

VV pretendon se vetura të MPB-së po keqpërdoren për procesin e zgjedhjeve në Podujevë