VV pretendon se vetura të MPB-së po keqpërdoren për procesin e zgjedhjeve në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë pretendon se vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), që udhëhiqet nga Agim Veliu, ish kryetar i Podujevës, po keqpërdoren për procesin e zgjedhjeve në këtë komunë.

Sipas Vetëvendosjes, në shkolla të ndryshme të Podujevës deri më tani janë parë 16 vetura të MPB-së, të cilat sipas Vetëvendosjes, por keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut.

“Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre. Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore. Veprimet e tilla janë rreptësisht të ndaluara”, thuhet në reagimin e LVV-së

Vetëvendosja ka ftuar prokurorinë që të merret me këtë rast, ndërsa i ka bërë thirrje KQZ-së që të reagoj sa më parë.