Vajza nën 16 vjeç lind foshnjën në Prizren

Një vajzë e moshës më të re se 16 vjet ka lindur një foshnje në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, lindja e bebes është kryer në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Deri më tash, Policia ende nuk ka arritur të gjejë personin me të cilin vajza ka mbetur shtatzënë.

Andaj ky rast është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.